“Fanatikët” e Shirokës / Afrimi i plazhit me qytetin ruan nostalgjinë e dikurshme
Në zemër të Shirokës, aty ku takohet liqeni me historinë dhe zakonet e vjetra, takojmë këta dy të moshuar, Menduh Lezhën dhe Zenel Drangun.
Të dy bashkë, çdo ditë i gjen buzë liqenit, që e shfrytëzojnë për ecje në natyrë dhe për plazh. Për të shkuar aty përdorin biçikletat, mundësi që e krijon afrimiteti i plazhit me qytetin.
E gjendur vetëm katër kilometra larg qytetit të Shkodrës, në bregun e Liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të lartë të Taraboshit, pika turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të veçanta që të ofron një fundjavë për të qenë pranë saj.
