Familjarët denoncojnë humbjen e 78- vjeçarit / “Apel banorëve dhe institucioneve për gjetjen e të moshuarit”

78 humbur

Lek Ndreshaj, 78 vjeç me banim në Torovicë të Lezhës prej 4 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët.

78- vjeçari në datën 9 qershor mori pjesë në një varrim në Malësinë e Madhe dhe prej orës 13:07 minuta që është orari i fundit, nuk është parë më.

Sot është dita e katërt që 78- vjeçari nuk ka asnjë kontakt.

Djali i tij, Gëzim Leka, i bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë konstatuar që të njoftojnë familjen ose policinë.

 Djali i tij thotë se nuk kanë asnjë problem me askënd dhe ndërsa e ka të paqartë arsyen përse babai i tij është larguar nga varrimi në këtë mënyrë.

Më përpara gjatë varrimit ka shfaqur shenja lodhje, ndërsa sjellja e tij ka qenë normale dhe mësohet se nuk ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, sipas të afërmve të tij.

 Djali i të humburit thotë se policia e Malësisë së Madhe dhe Bashkia atje bashkë me banorët i kanë ardhur në ndihmë duke bërë kërkime kudo në zonën malore të Shkrelit, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij ndaj bën apel për ndihmë.