Familja Hasaj kërkon “besë” – Misionarët e gjaqeve nisin punën për pajtim

familja hasaj pajtim gjaqesh

Familja Hasaj në Postrribë ka shtrirë dorën e faljes drejt babait të 33-vjeçarit Ramazan Mataj, i vrarë mbrëmjen e datës 4 janar.

Kryefamiljari Rustem Hasaj, i  penduar, tregon gjendjen e tij të rënduar emocionale dhe ekonomike.

Kryetari i Shoqatës së Misionarëve  të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë ,Dedë Shullani, thotë se po punohet që të rifillojë komunikimin mes familjeve  .

Arjon Hasaj, më datë 6 janar 2025 është arrestuar nga policia dhe para hetuesve ka pranuar vrasjen e Ramazan Mataj.

 Në burg është lënë edhe i vëllai si person në dijeni.

 Babai i tyre kërkoi ndihmë pasi ka gruan e sëmurë si dhe 4 fëmijë të Arjonit e bashkëshorten e tij për t’i mbajtur me bukë.