Evidentimi i dëmeve nga përmbytjet / Zagani: Dëmet më të mëdha në bujqësi, po vijojmë punën në terren
Bashkia Vau Dejës po vijon punën në terren për evidentimin e plotë të demeve të shkaktuara nga përmbytjet e dy javëve më parë.
Drejtori i Emergjencave Civile në këtë Bashki, Ermal Zagani, tregon mbi vijueshmërinë e procesit.
Problemet më të mëdha kanë qënë në bujqësi, thotë Zagani, kryesisht në në fshatrat Mal i Jushit, Fshat i ri dhe Hoten.
Kjo është hera e dytë që zona të caktuara në bashkinë Vau Dejës përmbyten në harkun kohor të 3 muajve.
Dëmshpërblimet synojnë të minimizojnë sa më shumë dëmet e shkaktuara.
Krahas dëmeve në bujqësi, kryesisht të mbjella, ka patur edhe 15 banesa me prezencë uji të evidentuara nga strukturat lokale.
