Eurovision 2026- Alis me “Nan” në gjysmëfinalen e dytë, zbulohet data kur do të këndojë në “Austria Arena”

alis shqipe fest final euro

Shorti i hedhur në sallën historike të Bashkisë së Vjenës (Wiener Rathaus) ka përcaktuar se artisti Alis, fitues i Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, do të ngjitet në skenë në Gjysmëfinalen e Dytë.

Kjo do të thotë se kënga “Nan” do të performohet mbrëmjen e së enjtes, më 14 maj 2026.

Edhe pse nata e performancës është përcaktuar, renditja e saktë (numri i kodit të votimit) nuk është vendosur ende. Kjo renditje do të përcaktohet në një moment të dytë nga producentët e shou-t (ORF) dhe do të miratohet nga EBU, për të garantuar rrjedhshmëri dhe dinamikë televizive të spektaklit.

Screenshot 2026 01 12 193433 1

Përballja me rivalët dhe ndarja në vazo

Përpara shortit, Shqipëria ishte vendosur në Vazon 1, së bashku me fqinjët rajonalë (Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria) dhe Zvicrën. Kjo ndarje bëhet për të shmangur votimin gjeopolitik ose fqinjësor brenda së njëjtës natë.

Me përfundimin e shortit, Alis do të ketë përballë një konkurrencë të fortë për të siguruar biletën e finales së madhe.

Kalendari i Eurovizion 2026

Tashmë që shorti përfundoi, data-baza e festivalit në Vjenë është e qartë:

Gjysmëfinalja e parë: E martë, 12 maj (ora 21:00).

Gjysmëfinalja e dytë (Nata e Shqipërisë): E enjte, 14 maj (ora 21:00).

Finalja e Madhe: E shtunë, 16 maj.

Në këtë edicion jubilar të 70-të marrin pjesë 35 transmetues publikë. Përveç gjysmëfinalistëve, në garë janë automatikisht vendet e “Big 4” (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar) dhe vendi pritës, Austria. Shorti i sotëm përcaktoi gjithashtu se në cilën prej dy netëve gjysmëfinale do të kenë të drejtë vote audiencat e këtyre vendeve të kualifikuara automatikisht.

Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH në vitin 2025, duke i dhuruar artistit Alis një moment të paharrueshëm. Ai komentoi emocionet e fitores, duke e cilësuar atë si realizimin e një ëndrre të madhe.

Screenshot 2026 01 12 194507
Screenshot 2026 01 12 194528

/rtsh.al/