Europa League, Manchester United-Lyon në RTSH

Europa League, Manchester United

Do të luhen sot çerekfinalet e kthimit të Europa League. Një nga sfidat më interesante të mbrëmjes, përballja Manchester United-Lyon do të vijë drejtpërdrejt për shikuesit në RTSH 1 në orën 21:00.

Pas barazimi 2-2 në ndeshjen e parë në Francë, emri i skuadrës që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e këtij edicioni të Europa League do të vendoset në “Old Trafford”.

Duke luajtur çerekfinalen e tyre të 28-të në kompeticionet e UEFA-s, më shumë se çdo skuadër tjetër angleze, Man Utd do të shpresojë që eksperienca evropiane t’i çojë deri në gjysmëfinale.

Lyon synon t’i japë fund një serie humbjesh prej tre humbjesh kundër klubeve angleze në ndeshjet me eliminim (me dy përballje).

Formacionet e mundshme:

Man. United: Onana; Mazraoui, Maguire, Yoro; Dalot, Casemiro, Ugarte, Dorgu; Fernandes, Højlund, Garnacho

Mungojnë: Amad, Collyer, De Ligt, Evans, Heaven, Martínez, Zirkzee

Lyon: Perri; Maitland-Niles, Mata, Niakhaté, Tagliafico; Tolisso, Akouokou, Veretout; Cherki, Mikautadze, Almada

Mungojnë: Fofana , Nuamah

Në sfidat e tjera të mbrëmjes Bilbao do të presë në shtëpi skocezët e Rangers, Tottenhami udhëton drejt Gjermanisë për tu ndeshur me Eintrahtin e Frakfurtit, ndërsa Lazio pret në “Olimpico” Bodo Glimt.