Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce siguron

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar, ekipi turk nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Anderlehtit. Situata e ekipit belg ishte kritike pas humbjes në ndeshjen e parë 3-0.

Një përballje  që nisi mirë për Fenerbahcen, ku në minutën e 4-ët, portieri i Anderlecht, Coosemans gaboi dhe En-Nesiri, sulmuesi më produktiv i skuadrës turke arriti të shënonte. Vetëm katër minuta nga ky gol, ndeshja u ndërpre për shkak të një sherri në tribuna mes dy tifozerive.

Situata përshkallzoi duke përfshirë edhe stjuardët e tifozë të tjerë, e duke bërë që të niste një kaos masiv. Kjo bëri që gjyqtari të urdhëronte pezullimin e përkohshëm të ndeshjes dhe të kthente skuadrat në dhomat e zhveshjeve.

Aty ekipet qëndruan për 15 minuta, derisa situata në tribuna u vu nën kontroll  nga forcat e rendit. Me rifillimin e ndeshjes, intensiteti u rrit dukshëm, Anderlecht shtynte lart dhe pavarësisht qasjes së tyre agresive, miqtë ruanin balancat në fushën e lojës. Megjithatë, Anderlecht do të gjente golin në minutën e 19-të shënuar nga Luis Vazques.

Në pjesën e dytë, pikëristh në të 55-tën, ishte sërish Vazques që rihapi një farë shprese për Anderlechtin, por vetëm kaq, sepse Akcicek shënoi për turqit në minutën e 63’, në një tjetër moment pavëmendje në mbrojtjen belge. Nuk ka fitues, me ekipin belg që duhet t’i thotë lamtumirë kompeticionit të Europa League.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.