Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton nën kullën Eifel

Real Madrid fiton nën kullën Eifel

Real Madrid fitoi ndaj Parisit 85-96 në kryeqytetin francez pas një beteje që vijoi për të gjithë minutat e lojës. Skuadra parisiene kishte një mungesë të rëndësishme, organizatorin T.J. Shorts që u ndje shumë.

Perioda e parë nisi me një avantazh të shpejtë të francezëve por spanjollët reaguan dhe menjëherë e morën nën kontroll falë 3 trepikëshave me Campacon dhe Hezonjen. Më tej është edhe Sergi Lull që futet në ritmin e trepikëshave madrilenë dhe Reali krijon një avantazh prej 10 pikësh. Parisi arrin që ta ulë diferencën dhe pjesa e parë mbyllet 48-52.

Në periodën e tretë është Musa që me depërtimet e tij e vë edhe një herë në vështirësi mbrotjen e Parisit dhe sërish një avantazh dyshifror për “Los Blancos”. Parisi e mbeshtet lojën vetëm tek Maodo Lo dhe Hifi dhe të dy sëbashku e çojnë ndeshjen në barazim në fillim të periodës së katërt.

Ne fillim 70-70, më tej 77-77 por francezët nuk munden dot më ta mbajnë ritmin. Campaco, Tavarez dhe Hezonja në minutat e fundit i japin një shtysë spanjollëve fillimisht me +8 pikë avantazh e më pas deri ne +11 pike.

Kjo është humbja e dytë radhazi për Parisin pas 10 fitoreve dhe e kombinuar me fitoren e Monacos me Bajern Mynih, skuadra e principatës merr kreun, ndërsa Parisi zbret në vend të dytë por me pikë të barabarta. Për Real Madrid nuk ka ndryshim, qëndron në vend të 13, por loja e sotme është shpresëdhënëse për rikthimin e spanjollëve aty ku i takon.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.