Euroliga në RTSH: Panathinaikos mposht Realin në frymën e fundit

Panathinaikos m

Panathinaikos ka fituar nje ndeshje të madhe në Athinë ndaj Realit të Madridit me rezultatin 82-81 me një kosh në sekondat e fundit nga Jeran Grant. Ndeshja nisi me spanjollët në superformë falë trepikëshave të shumtë dhe një Panathinaikos konfuz.

Perioda e parë arriti deri aty sa madrilenët udhëhoqën deri në 14 pikë, por falë zëvendësimeve të Ataman, Panathinaikos arriti që ta zbusë këtë diferencë me një Kosta Slukas që me shembullin e tij e tërhoqi skuadrën.

Perioda e dytë shton tensionin mes skuadrave dhe shtohen faullat, kjo situatë avantazhoi vetëm Panathinaikos që u afrua pak nga pak. Në periodën e tretë, Panathinaikos dukej krejt ndryshe më e saktë në sulm më kërkuese dhe më solide në mbrojtje.

Falë koshave të Osman dhe të Slukas, Panathinaikos kalon në avantazh një herë dhe barazon një herë tjetër 55-55. Por sërish Real Madrid rimerr avantazhin deri në mesin e periodës së katërt kur falë disa kundërsulemeve rresht Panathinaikos arrin ta kthejë dhe me dy trepikëshat e Grant dhe Hernangomez e çon deri në 5 pikë avantazh.

Minutat e fundit janë shumë të ekuilibruara, por Panathinaikos e ka të vështirë të bllokojë Alex Len për shkak të shtatlartësisë së tij. Ndeshja vjen në disktutim në sekondat e fundit ku fillimisht Real Madrid merr avantazhin me Len deri në 3 pikë, më tej Panathinaikos shënon me Grant dhe menjëherë më pas falë presingut merr topin dhe shënon trepikësh me Hernangomez duke kaluar në 2 pikë avantazh.

Për spanjollët shënon Hezonja kosh dhe 1 gjuajtje të lirë dhe shkon në 80-81. Në sulmin e fundit është Grant që e merr përsipër në lojë një me një dhe arrin ta shënojë në gjysmëdistancë duke i dhënë fitoren 82-81. Me këtë fitore Panathinaikos ngjitet në vend të 7, ndërsa Real Madrid qëndron në vend të 5.