Euroliga në RTSH: Monaco dominuese, synon kreun
Në javën e 21-të të Euroligës , Monaco mundi Valencian 92-101 në Roig Arena nën një mbështetje të zjarrtë të tifozëve spanjollë. Ndeshja nisi me skuadrën vendase menjëherë në avantazh. Mbrojtja ishte mjaft efikase dhe fale disa rikuperimeve shënuan me kundërsulme dhe krijuan një diferencë prej 7 pikësh.
Por kjo nuk do të zgjaste shumë dhe Monaco do të futej në lojë falë agresivitetit në mbrotje. Perioda e dytë është totalisht nën pushtetin e francezëve, të cilët shënojnë 27 pikë në 10 minuta, ndërsa Valencia vetëm 14 pikë.
Gjatë periodës së dytë, Valencia pati 10 humbje topi në pasim që Monaco i ktheu në kosha me kundërsulme. Perioda e tretë nisi me 11 pikë diferencë për Monacon dhe tregon se është në formë shumë të mirë në sulm teksa shënoi 53 pikë për 20 minuta. Në periodën e tretë vijon e njëjta muzikë për pak minuta ku avantazhi qëndron me dy shifra.
Por në fund të kesaj periode falë 2 trepikëshave, Valencia e ul në 6 pikë, 70-76. Perioda e katërt nis ndryshe Nedovic i Monacos shënon vetë 11 pikë rresht dhe diferenca arrin në +15 pikë për francezët. Një tentativë e zbehtë më tej e ul sërish deri në 8 pikë, por duket se Valencia nuk ka forcë dhe nuk ka shumë alternativa nga stoli.
Monaco ka rotacion më të thellë, si dhe aplikon një mbrotje zone në momente të caktuara që Valencia nuk arrin dot të sulmojë me depërtime. Monaco e ka gjithë formacionin e parë në fund me 2 shifra në shënim dhe në total shënon 101 pikë vetëm dy ditë pasi kishte shënuar po 101 pikë ndaj Partizanit të Beogradit. Me këtë fitore Monaco merr vendin e dytë, ndërsa Valencia zbret në vend të tretë por të dy skuadrat janë me nga 14- secila.
