Euro U19, finalja e madhe Spanjë-Holandë në RTSH Sport

Spanjë 19 Holandë

Fituesi i Kampionatit Evropian Under 19 do të përcaktohet sot në mbrëmje, në finalen e madhe mes Spanjës dhe Holandës, që do të luhet në stadiumin “Giulesti” në Bukuresht në orën 20:00, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Spanja u rendit e para në grupin A dhe më pas eliminoi në një sfidë epike Gjermaninë 6-5 (në kohën shtesë) në gjysmëfinale. Holanda zuri vendin e parë në grupin B dhe më pas në gjysmëfinale eliminoi vendasit e Rumanisë.

Spanja është kampionia në fuqi e Europës dhe kërkon titullin e 10-të në historinë e saj për këtë grupmoshë, ndërsa Holanda synon trofeun e parë.

Të dyja skuadrat kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë event, prandaj sfida e sotme premton spektakël në RTSH Sport.