Euro U-19 për vajza, fitojnë Holanda dhe Italia

Italia vajza

Ditën e martë u zhvillua raundi i dytë i grupit A dhe B në Kampionatin Europian për vajzat U-19, një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar që erdhi për teleshikuesit me dy përballje.

Në orën 17:00, u zhvillua takimi mes Holandës dhe Spanjës, që përfundoi 1-0 për holandezet me golin e shënuar nga Zuidberg në minutën e 12’. Spanja kishte mundësintë të barazonte rezultatin me Comendador, por futbollistja spanjolla u tregua e pasaktë nga 11-metërshi.

Në fund, Holanda merr 3 pikë dhe lë të hapur grupin B për t’u kualifikuar pasi Portugalia dhe Anglia, së bashku me dy përfaqësueset e tjera janë në kuotën e 3 pikëve. 

Në orën 19:00, u zhvillua takimi i Grupit A, ai mes Suedisë dhe Italisë. Përfaqësuesja e kaltër fitoi me rezultatin 0-1, me golin e vetëm që u shënua nga Pellegrino në minutën e 37’. Italia kualifikohet së bashku me Francë për në raundin tjetër.