Categories: LajmeSportFutboll

Euro 2024, sfidat e fundit për kuqezinjtë / Prag Moldavia dhe Ishujt Faroe, trajneri Silvinjo në konferencë shtypi

Kombëtarja e Shqipërisë është gati për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët me të cilët kuqezinjtë tanë do të përballen në mbyllje të këtyre eleminatoreve duke kërkuar bileten për në finalet e Gjermanisë. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kombëtarja e jonë nis grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka thirrur plot 24 lojtarë për këto dy takime. Braziliani i pankinës kuqezi, doli sot në një konferencë për mediat duke folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në këtë rrugëtim.

 “Fillimisht, kemi dy finale, të rëndësishme. Vijmë këtu me 40 lojtarë të grumbulluar, këtë herë 24, hera e parë për Muçollin. Mihaj kishte një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por jemi të mbuluar në atë pozicion. Ne do të gjejmë përballë skuadra të rreshtuara mirë. Kemi dy kundërshtarë që mbrohen mirë. Moldavia lejon pak hapësira, është e rëndësishme që të qarkullojmë mirë topin. Nuk kemi frikë, preokupim gjithmonë. Kemi dy finale të rëndësishme, futbolli është shumë i vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi dy finale të rëndësishme, vendimtare, duhet të përgatitemi mirë për të dyja. Kemi një ndeshje të vështirë me Moldavinë, lojtarët janë të karikuar, i kam dëgjuar. Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë. Me të drejtë më kujtohet që tani bëhen llogaritë, por në futboll është e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë të dyja, e drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, jemi një skuadër me djersë, shpirt, zemër, që hyn në fushë me forcë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë.”, tha ndër të tjera përpara gazetarëve, trajneri kuqezi, Silvinjo.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji në transfertën e Moldavisë më datë 17 nëntor, më sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 20 nëntor Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe, për të përmbyllur kështu këtë edicion të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

10 hours ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

10 hours ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

10 hours ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

10 hours ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

10 hours ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

10 hours ago