Estradat  jo në varësi të bashkive – Mjeshtri Haxhi Rama: Mungesa e estradave kërkon reformë në sektorin e humorit

estradat f

Pak ditë më parë në Shkodër u organizua Festivali Mbarëkombëtar i Humorit me pjesëmarrjen e aktorëve më të mirë të vendit.

 Për 5 netë me radhë publiku shkodran pa të ngjiteshin në skenën e teatrit “Migjeni” mjeshtrat e spikatur të kësaj fushe.

 Kjo iniciativë i shërben “rimëkëmbjes” që kërkon ky zhanër në vendin tonë.

Problematikat kryesore që shfaqen, sot sipas mjeshtrit Haxhi Rama, burojnë nga niveli i dobët i letërsisë së humorit dhe regjisë. Mungesa e estradave gjithashtu është një problem më vete.

“Kjo dikton një reformë që ndoshta duhet parë në mënyrën e riorganizimit institucional”, shprehet më tej ai.

Prej vitesh mungesa e shkrimtarëve të mirëfilltë humori ka krijuar varfëri në këtë zhanër duke bërë që vetë aktorët të shkruajnë materiale të tilla.