Erozioni rrezikon bregdetin verior / Delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

ervis krymi ok

Erozioni i brigjeve të lumenjve dhe i bregdetit në zonën veriore të vendit po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese.

 Sipas ekspertëve të mjedisit, ky fenomen i njohur prej vitesh po prek pothuajse të gjithë bregun e Adriatikut, duke nisur nga delta e Bunës, e cila po pëson ndryshime të dukshme në konfigurimin e saj bregdetar për shkak të një dinamike të lartë gërryese.

Përveç ndikimit të ndryshimeve klimatike, që luajnë një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e situatës, faktorë të tjerë që kontribuojnë në këtë proces janë aktiviteti njerëzor, shkatërrimi i mbulesës bimore dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i lumenjve.

Ekspertët e mjedisit apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme, duke kërkuar ndërtimin e pritave mbrojtëse si masë emergjente për të frenuar avancimin e detit dhe për të mbrojtur tokën bujqësore dhe zonat bregdetare nga erozioni i mëtejshëm.

erozioni rrezikon gryka e bunes
erozion delta e bunes