xhixho
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, me një letër zyrtare drejtuar qeverisë ka kërkuar që të merren masa për të trefishuar bonusin për bebet.
Ndër argumentet që do të ndikojnë në forcimin e familjes dhe frenimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria, deputetja Xhixho përmendi: “Ne propozojmë trefishimin e kësaj shume në 180 mijë lekë për çdo fëmijë që vjen në jetë, kur aktualisht bonusi mesatar për një fëmijë të lindur është 60 mijë lekë, qoftë ky fëmija i parë apo i dytë, fëmijë binjakë apo më shumë.“
Gjithashtu, deputetja Xhixho propozoi për heqjen e kategorizimit në bazë të numrit të fëmijëve, kjo pasi kostoja financiare e rritjes së një fëmije është e njëjtë.
“Numri i lindjeve ka rënë me rreth 17% në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada. Ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90,” deklaroi nënkryetarja e PL-së.
Rritja e lindshmërinë është një çështje jetike për vendin, shtoi deputetja.
“Sot familjet shqiptare po përballen me shumë sfida e problematika të mprehta si abuzimi, divorci dhe emigrimi, veçanërisht i të rinjve. Njëkohësisht Shqipëria po përballet me emigrimin masiv, i cili së bashku me rënien drastike të numrit të lindjeve janë bërë shkaktarë të tkurrjes së popullsisë. Ky dimër demografik po rrrit me shpejtësi moshën mesatare të popullsisë së Shqipërisë, kur para pak vitesh ishte një nga vendet më të reja në Europë,” u shpreh nënkryetarja e PL-së.
Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…
Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…
Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…
Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…
This website uses cookies.