“Erasmus+”, mundësi studimi dhe trajnimi / Mund të përfitojnë studentë dhe pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”
Programet dhe mobilitetet Erasmus+ po vijojnë të ofrojnë mundësi të rëndësishme për studentët dhe pedagogët e Universitetit të Shkodrës, duke zgjeruar horizontet e tyre akademike dhe profesionale.
Sipas drejtoreshës së marrëdhënieve me jashtë, këto programe u japin mundësinë dhjetëra studentëve që të kryejnë një semestër studimi pranë universiteteve partnere në vende të ndryshme të Evropës.
Ndërkohë, studentët që kanë përfunduar studime semestrale apo trajnime në kuadër të programeve Erasmus+ në universitete të huaja e vlerësojnë këtë përvojë si mjaft të vlefshme për formimin e tyre akademik dhe zhvillimin profesional, duke theksuar përfitimet që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, njohjen e kulturave të reja dhe rritjen e aftësive personale
Megjithatë, pavarësisht interesit, nuk mungojnë edhe hezitimet nga ana e disa studentëve për t’u bërë pjesë e programeve Erasmus+. Sipas drejtueses së sektorit të marrëdhënieve me jashtë në Universitetin e Shkodrës, kjo vjen kryesisht si pasojë e mungesës së informacionit. Për këtë arsye, universiteti po i kushton një rëndësi të veçantë informimit dhe inkurajimit të studentëve, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes dhe përfitimit nga këto eksperienca
