Emërohet Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës / Denis Lezha pason në këtë pozicion Felek Brahimin

denis lezha

Ditën e sotme, ka marrë zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës së Qarkut Shkodër, Denis Lezha.

Ai vjen në këtë detyrë, duke Zëvendësuar Felek Brahimin.

Denis Lezha vjen në këtë detyrë pas eksperiencës në qeverisjen vendore, fillimisht si Sekretar i Këshillit Bashkiak Shkodër në mandatin 2019- 2023 dhe në vijm, si drejtor i përgjithshëm në administratën e Bashkisë Shkodër.