Elon Musk krijon partinë e re politike në SHBA, quhet ‘Partia e Amerikës ’

Një ditë pasi pyeti ndjekësit e tij në rrjetin social ‘X’ nëse duhet të krijohet një parti e re politike amerikane, Elon Musk ka bërë të ditur se është formuar Partia “America. ”
“Me një faktor nga 2 deri në 1, ju dëshironi një parti të re politike dhe do ta keni atë! ” shkroi në një postim në rrjetin social ‘X’.
Ndërsa sot bëri të ditur edhe emrin e saj; Sot, Partia e Amerikës është formuar për t’ju rikthyer lirinë.
Multimiliarderi i Teslas dhe SpaceX paralajmëroi për një lëvizje të tillë që kur filloi të përplasej me presidentin Donald Trump mbi projektligjin e shpenzimeve që presidenti ka nënshkruar tashmë.
Në 249 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Musk publikoi një sondazh duke pyetur ndjekësit e tij X nëse ai duhet të përparonte me idenë e tij për krijimin e të ashtuquajturës parti e Amerikës për të sfiduar si republikanët ashtu edhe demokratët.
Më shumë se 65% e rreth 1.25 milion përgjigjeve treguan “po ” që nga mëngjesi i së sëhtunës.
“Dita e Pavarësisë është koha e përsosur për të pyetur nëse doni pavarësi nga sistemi dypalësh (disa do të thoshin uniparty)! ”, shkroi ai, transmeton Reuters.
Krijimi i partisë ‘America’ e Elon Musk erdhën pasi ai shpenzoi 277 milion dollarë të pasurisë së tij duke mbështetur fushatën presidenciale fitimtare të “Trump 2024”.
Presidenti republikan e shpërbleu Muskun duke e emëruar atë për të udhëhequr të ashtuquajturin departamentin “të efikasitetit të qeverisë ”, ose Doge, i cili krijoi kaos dhe ndërhyri në programe të ndryshme qeveritare ndërsa pretendonte se shpëtoi 190 miliardë dollarë.
Por veprimet e Doge gjithashtu mund të kenë kosto të taksapaguesve me 135 miliardë dollarë, sipas një analize nga Partneriteti për Shërbimin Publik, i dedikuar për studimin e fuqisë punëtore federale.