Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin e këtij institucioni.
Kanë votuar pro 20 nga pjesëmarrësit në mbledhje, teksa vetëm një votë ka qenë kundër. Më herët është miratuar edhe propozimi i rektorit Tonin Gjuraj për zëvendësrektoren e re.
Eliana Laçaj ka marrë 12 vota pro, 8 kundër dhe një absnetim nga senatorët e pranishëm.
Laçej zevëndëson ish- zëvendësrektoren Paulina Hoti, e cila i paraqiti dorëheqjen rektorit Gjuraj në fillim të kësaj jave.