Elezi: Janë rinumëruar 49% e vendvotimeve, mbi 1,300 ende në proces

Elezi, ka bërë

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim, po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për RTKlive se deri më tani rinumërimi ka përfunduar plotësisht në 19 komuna, ndërsa po vazhdon edhe në 19 komuna të tjera. Sipas tij, nga 13 janari, kur ka nisur procesi, janë rinumëruar rreth 49 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1,240 nga 2,557 që janë në total.

Elezi theksoi se rreth 1,300 vendvotime mbeten ende për t’u rinumëruar dhe i përkasin komunave ku procesi nuk ka përfunduar ende. Ai shtoi se KQZ është e angazhuar maksimalisht që rinumërimi të përmbyllet sa më shpejt, në mënyrë që të krijohen kushtet për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Po përpiqemi që rinumërimi i vendvotimeve të mbetura të përfundojë në kohën më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka deklaruar Elezi.

Ai rikujtoi se, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e më pas, nëse është e nevojshme, edhe në Gjykatën Supreme.