Elbasani-Vllaznia do të transmetohet në kanalin RTSH Shkodra/ RTSH, kanalet ku mund të ndiqni ndeshjet e javës së 35-të

Java e 35-të e kampionatit Abissnet Superiore luhet e gjitha të shtunën në orën 15:30. Të 5-ta takimet e javës së parafundit të sezonit të rregullt do të transmetohen në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Përballja direkte e mbijetesës Tirana-Teuta do të transmetohet në kanalin RTSH Sport, ndërsa sfidën Bylis-Partizani mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin RTSH 2.
Ndeshja Egnatia-Skënderbeu do të transmetohet në RTSH 3, ndërsa në kanalin RTSH Plus mund të ndiqni takimin Laçi-Dinamo. Përballja Elbasani-Vllaznia do të transmetohet në kanalin RTSH Shkodra.
Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit, luftohet në të gjitha frontet në Abissnet Superiore. Gara për mbijetesë është më e hapur se kurrë, me 5 skuadra që luajnë për të qëndruar në elitë.
