El Salvadori bëhet shteti i 27-të që anëtarësohet në Bordin e Paqes
El Salvadori bëhet shteti i 27-të që anëtarësohet në Bordin e Paqes. El Salvadori i bashkohet Argjentinës, Shqipërisë, Armenisë, Azerbajxhanit, Bahreinit, Bjellorusisë, Bullgarisë, Kamboxhias, Egjiptit, Hungarisë, Indonezisë, Izraelit, Jordanisë, Kazakistanit, Kosovës, Marokut, Mongolisë, Pakistanit, Paraguajit, Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Uzbekistanit dhe Vietnamit.
Gati një duzinë vendesh kanë refuzuar ftesat për t’u bashkuar me Bordin e Paqes, duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Norvegjinë, Slloveninë, Suedinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainën.
Të tjerë ende nuk i janë përgjigjur ftesës, duke përfshirë Kinën, Kroacinë, Qipron, Indinë, Bashkimin Evropian, Rusi dhe Singaporin.
SHBA-të kanë thënë se disa vende kanë nevojë për miratim parlamentar para se të bashkohen.
Bordi i Paqes, i krijuar fillimisht për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës pas armëpushimit, është zgjeruar në një mekanizëm më të gjerë ndërkombëtar për stabilitet global, me Donald Trump si kryetar.
