El Clasico vendos La Ligën, shansi i fundit për Realin

Yamal, Raphinha dhe Lewandowski kundër Vinicius, Bellingham dhe Mbappe’. Ka një pritje të madhe për El Clasico, të dielën, që në këtë moment vendos dhe për fatin e titullit në La Liga. Vetëm një sukses mund t’i lejojë Real Madridit të vazhdojë të shpresojë. Ndryshe, titulli do të jetë gjithnjë e më afër Barcelonës, vetëm pak ditë pas dështimit në gjysmëfinalen ndaj Interit.
Barca në +4 mund të mjaftohet edhe me një barazim, por pritet një tjetër shfaqje plot gola. Për Ancelottin, kjo mund të jetë puna e tij e fundit e rëndësishme përpara lamtumirës. Prej një viti Real Madridi ka grumbulluar zhgënjime: 4-0 në La Liga, 5-2 në Superkupë, 3-2 në Kupën e Mbretit.
Enigma tjetër në La Liga ka të bëjë me sprintin për vendin e pestë (e treta dhe e katërta janë pushtuar nga Atletico dhe Bilbao), me Villarrealin (që luan në shtëpinë e Gironas) që ka një pikë avantazh ndaj Betisit (që pret Osasuna).