Ekspozitë për pasurinë natyrore / Pilivesa në qendër të biodiversitetit të ujrave të Shkodrës

ekspo natura

Në kuadër të Ditës Botërore të Ligatinave, në sheshin para Bashkisë Shkodër u çel një ekspozitë fotografike që evidenton pasurinë e biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.

Ekspozita me fotografi nga Sevdail Sulejmani solli në vëmendje një specie të veçantë siç është pilivesa, prania e së cilës përbën një nga treguesit kryesorë të ekosistemeve të shëndetshme ujore.

Organizatorja e aktivitetit, Aurora Piroviq, thekson rëndësinë e këtij insekti në pasurinë e biodiversitetit të liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.

Ekspozita synon të nxisë kujdesin për pasuritë natyrore që mbart Shkodra.