Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

ekspozite kolektive

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati, Artan Draçini, Andi Hila etj. prezantuan punimet e tyre në pikturë, grafikë, fotografi dhe skulpturë në Galerinë “Oda”.

Ekspozita e titulluar  “Gjethet që harroi vjeshta” e gjen frymëzimin në vargjet e Frederik Rreshpjes dhe vjen si një ndërthurje e arteve pamore.

Drejtuesja e Galerisë, Rozafa Shpuza,  apelon për më shumë përkrahje ndaj nismave artistike.

Mjeshtri i skulpturës, Ferid Kola thotë se kjo ekspozitë dëshmon kreativitetin e artistëve përmes krijimtarisë së tyre.

 Kjo qasje duhet të gjejë reflektimin e vet edhe në qytet.

Ekspozita “Gjethet që harroi vjeshta” erdhi si iniciativë e Galerisë “Oda” në bashkëpunim me organizatën “Lidhja Shqiptare Europiane”.

Ajo do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në ditët e para të muajit dhjetor.