Ekspozita me piktura dhe skulptura – Kaltrina Hoti dhe Fatlon Ibishi prezantuan punimet artistike në Shkodër

ekspo skulp piktur

Galeria “Oda” në Shkodër hapi dyert për ekspozitën e parë të vitit.

 “Klithma në heshtje” është një ndërthurje e pikturës me skulpturën e dy artistëve, Kaltrina Hoti dhe Fatlon Ibishi.

Ekspozita paraqet një eksplorim mbi shqetësimet emocionale që e ftojnë audiencën në një reflektim.

Për Kaltrinën, me origjinë nga Plava e Malit të Zi, është hera e parë që prezanton punimet artistike në Shkodër përmes një ekspozite.

 Piktura buron si një thirrje e brendshme për artisten.

Ndërsa, për Fatlonin nga Maqedonia e Veriut, kjo është ekspozita e dytë në Shkodër. Skulpturën e shikon si një dëshmi të emocioneve më të thella.

 Ekspozita “Klithma në heshtje” tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumtë në mjediset e galerisë.