“Eja në muze” – Nxënësit gjallërojnë muzeun e “Rozafës”, njihen me historinë

Muzeu i kalasë “Rozafa” priti sot me dhjetëra vizitorë, por më të veçantë ishin nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës, të cilët gjallëruan aktivitetin e titulluar “ Eja në Muze”, duke u njohur me historinë e qytetit.Në këtë muze janë të ekspozuara dëshmi të banimit të Shkodrës në periudha të ndryshme historike.
Në Muze, me anë dokumentash e objektesh të ekspozuara, paraqitet Kalaja në rrjedhën e historisë e lidhur ngusht kjo edhe me historinë e qytetit.