Edona Bilali takim me biznesin / Kandidatja e PS- së prezanton idetë e saj për mbështetjen e tij

Deputetja aktuale dhe kandidatja e PS në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, ka vijuar takimet me bizneset duke takuar punonjësit në kuadër të fushatës zgjedhore për 11 Majin.
Gjatë takimeve, Bilali, pasi është njohur me proceset e punës, gjatë bashkëbisedimit me punonjëset ka ndarë projektin e saj për zgjatjen e orarit të qëndrimit në shkollat 9-vjeçare duke qënë një ndihmë për nënat.
Gjithashtu, gjatë bashkëbisedimit me to, ajo u shpreh se kërkesa e saj në këtë mandat të radhës do të jetë krijimi i një qëndre inovacioni dhe sportive falas për të rinjtë në Shkodër.
Gjatë këtij takimi, punonjëset kanë vlerësuar idetë e kandidates Edona Bilali, që lidhen drejtëpërdrejtë me përmirësimin e kushteve dhe hapësirave për familjet dhe rininë.