E rëndë në Shkodër, humb jetën në spital një 16-vjeçare, policia jep detaje

spital një

Një 16-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se dyshohet se 16-vjeçarja pësoi një arrest kardiorespirator, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave nën drejtimin e prokurorisë.

“Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës”, njoftoi sot policia.