E mërkurë 24 dhjetor, reshje me intensitet të ulët

dimer me tre kohe 1

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër6/11Re shi diell
Kukës4/7Re shi/borë diell
Lezhë7/11Re shi diell
Dibër3/7Re shi/borë diell
Durrës8/16Re shi diell
Tiranë10/15Re shi diell
Elbasan11/15Re shi diell
Berat9/14Re shi diell
Vlorë14/17Re shi diell
Korçë6/10Re shi/borë diell
Gjirokastër9/12Re shi diell
Sarandë12/16Re shi diell