Dy të proceduar në Shkodër / 42-vjeçari falsifikoi pasaportën, me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas 42 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, sepse dyshohet se është pajisur me pasaportë biometrike pas aplikimit me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.
Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire i një 56- vjeçari, banues në fshatin Kurtaj të Malësisë së Madhe, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.