Dy persona nën hetim / Një rast për drogë dhe një tjetër për shkelje të një vendimi gjyqësor

policia shkoder 24

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një shtetasi 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një shtetasi 39-vjeçar, banues në fshatin Obot.

Procedimi nisi pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, 31 vjeçe, e cila ka deklaruar se gjatë zbatimit të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për marrjen e pasurisë personale, bashkëshorti nuk i ka dorëzuar pasaportën e djalit të tyre të mitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.