Categories: AktualitetLajme

Dy aksidente me 3 të plagosur në Lezhë/ Bilanc i frikshëm në ditët e fundit

Tre të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura paraditen e së enjtes në rrugët e Qarkut të Lezhës.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 9 e 30 minuta në superstradën Lezhë–Shkodër, në afersi të fshatit Mabë, ku një automjet tip “Audi” u përplas me një kamper në të cilin udhëtonin një çift turistësh gjermanë. Nga aksidenti mbetën të plagosura dy vajza, të cilat me lëviznin me autoveturën.

Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, njëra prej të cilave në gjendje më të rëndë për shkak të frakturave të marra në disa pjesë të trupit.

Pak minuta më vonë një tjetër aksident u regjistrua në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin, pranë lagjes “Sakë”. Një motorçikletë në të cilën lëvizte një 31-vjeçar u përplas nga nja automjet i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i motorçikletes Marsido Pali, i cili u dërgua me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e automjetit që përplasi motorçikleten si dhe zbardhjen e rrethanave të këtyre dy aksidenteve.

Në harkun kohor të dy ditëve në rrugët e Lezhës kanë ndodhur 5 aksidente, me një bilanc të frikshëm 1 e vdekur dhe 8 persona të plagosur.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

51 minutes ago

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

55 minutes ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

59 minutes ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

1 hour ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

1 hour ago

“Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër” – Ky album shërben si dëshmi e trashigimisë folklorike

 “Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër”, permes një albumi sjell në vëmendje çaste të paharrueshme artistike,…

1 hour ago