Categories: LajmeSport

Duka uron “Tifozat Kuq e Zi” për 20-vjetorin: Jeni lojtari i 12-të

Ditën e sotme grupimi “Tifozat Kuq e Zi” feston 20-vjetorin e themelimit dhe në sheshin Skëndërbej në orën 18:00 do të zhvillohet një festë e madhe, ku do të bashkohen të gjithë mbështetësit e kombëtaes shqiptare. Edhe presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar tifozët kuqezi në këtë përvjetor me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ky fundviti, përveçse kulmoi me kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare për në finalet Euro 2024, sjell edhe një tjetër moment të rëndësishëm. Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” feston 20-vjetorin e themelimit. Bëhet fjalë për ata që janë prej dy dekadash, lojtari i 12-të i Kombëtares.

Nuk kanë munguar kurrë në apel. Kanë qenë gjithmonë aty. Në të mirë e në të keq, në shtëpi apo në transfertë, Tifozat Kuq e Zi kanë mbështetur pa asnjë kursim Kombëtaren shqiptare. Ata pa u lodhur, kanë frymëzuar e motivuar djemtë e skuadrës tonë të zemrës pa pushim.

Janë kthyer në një simbol e mbështetje e madhe për Kombëtaren, duke u bërë një pjesë e pandashme e saj dhe e pazëvendësueshme e saj. Na kanë bërë krenarë çdo herë dhe në çdo ndeshje, duke qenë një burim force për ekipin, por edhe për të gjithë të tjerët.

Në këtë përvjetor të veçantë, i uroj TKZ-së edhe 100 vite të tjera në këtë mision kaq të bukur dhe të pazëvendësueshëm. Uroj të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren edhe më shumë në të ardhmen, duke valëvitur gjithmonë lart flamurin shqiptar në çdo stadium të botës dhe duke kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar. Gëzuar përvjetorin. Faleminderit!”, shkruan presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

1 hour ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

1 hour ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

1 hour ago

“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Basel, gati për skenën e madhe në Zvicër

Grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, “Shkodra Elektronike”, është ngjitur për herë të parë…

2 hours ago

Një libër për adoleshentët – “Labirint në tru” për sfidat e rinisë në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”

Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Labirint në tru” i…

2 hours ago

Turistët e huaj të dashuruar me Shkodrën – “Jemi të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit”

Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për…

2 hours ago