Drogë nga Amerika Latine në Shqipëri- SPAK lëshon 13 urdhër-arreste, në pranga 8 persona, mes tyre dhe policë
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
13 urdhërarreste janë lëshuar nga SPAK në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsioni.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga blutë në Shkodër, janë arrestuar me urdhërtë SPAK 8 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, një prej të cilëve është zyrtari i policisë Erjon Dani.
Sipas burimeve, mësohet se në mesin e të dyshuarve ka edhe zyrtarë të policisë, përfshirë edhe raste të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Bëhet me dije gjithashtu se në qendër të hetimeve është një grup kriminal i dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.
Operacioni ka nisur mëngjesin e kësaj të premte (11 korrik) ndërsa urdhërarrestet janë firmosur nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi.
