“Dritat e Krishtlindjeve dhe Shpresa e Vitit të Ri 2025” – Aktivitet kulturor me personat me aftësi të kufizuar

luigj milla dritat e shpreses

Në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, pranë Katedrales së Shkodrës, u zhvillua aktiviteti artistik “Dritat e Krishtlindjeve dhe Shpresa e Vitit të Ri 2025”.

Ky aktivitet, i organizuar nga shoqata “Projekti Shpresa”, kishte si qëllim t’u ofronte personave me aftësi të kufizuara më shumë ngrohtësi dhe gëzim me rastin e festave të fundvitit.

Luigj Mila, Drejtues i Shoqatës “Projekti Shpresa”, theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe solidaritetit për këtë kategori, duke i uruar të gjithë të pranishmëve një fundvit të mbushur me gëzim dhe shpresë.

I pranishëm në këtë organizim  ishte edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili përshëndeti aktivitetin dhe uroi të gjithë për festat e fundvitit.

Po ashtu, ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për personat me aftësi të kufizuara, duke theksuar angazhimin e Bashkisë për të përmirësuar kushtet e jetesës për këtë kategori.