Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose: 4 595 punonjës të policisë së burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për 3 vite
Në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përcjellë një mesazh falënderimi dhe vlerësimi për të gjithë punonjësit e sistemit penitenciar.
Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të efektivëve që shërbejnë në një nga sistemet më sfiduese të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Qose ka ndarë lajmin se Qeveria Shqiptare ka garantuar policat e sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare.
Ky sigurim, sipas tij, është një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.
“Me këtë rast, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare. Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.
Drejtori Qose e cilësoi këtë nismë jo thjesht si një dhuratë fundviti, por si një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e punonjësve të burgjeve.
“Ky sigurim nuk është thjesht një dhuratë fundviti, por një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit.”
/rtsh.al/
