Drejtoresha e RTSH zbulon të ftuarin special në Festivalin e 64 të Këngës

Drejtoresha e RTSH zbul

Drejtoresha e Radio Televizionit Publik Shqiptar, Eni Vasili ka zbuluar të ftuarin special në natën finale të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, që do të zhvillohet në datat 17-18-19 dhe 20 dhjetor dhe ku do të garojnë 28 këngëtarë me këngët e tyre përkatëse.

Vasili ka publikuar në rrjetet sociale refrenin e këngës “Espresso macchiato” të këngëtarit Tommy Cash, i cili përfaqësoi Estoninë në Eurovizionin e këtij viti, teksa Shqipëria garoi me “Shkodra Elektronike”.

Në postimin e videos në rrjetin social në Instagram, Vasili e shoqëron me pyetjen se “kush e gjen te ftuarin special te RTSH në festivalin e 64 të këngës?”, ndërsa nga refreni i këngës “Espresso macchiato” mësojmë se bëhet fjalë për Tommy Crash, i cili do të interpretojë për publikun shqiptar në natën e 4-t të Festivalit.

https://www.instagram.com/reel/DSMhQWtjc_A/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Frtsh.al&rp=%2Fdrejtoresha-e-rtsh-zbulon-te-ftuarin-special-ne-festivalin-e-64-te-kenges%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1065.2999999970198%2C%22ls%22%3A168.09999999776483%2C%22le%22%3A814.0999999977648%7D

Artisti estonez Tommy Cash njihet për guximin e tij me aspektet vizuale dhe tingujt inovativë. Jo vetëm muzikant, ai njihet edhe si artist vizual i arrirë, që sjell trendet globale përmes këndvështrimit të tij personal shoqëruar edhe me sensin e humorit.

Pas ngjitjes në majat e skenës estoneze, suksesi i Tommy Cash u përhap shpejt edhe ndërkombëtarisht.

Ai ka zhvilluar turne në SHBA dhe Evropë duke performuar në disa nga festivalet më të mëdha, si Glastonbury, Sziget dhe Roskilde.

Përpjekjet artistike të Tommy-t janë mirëpritur në disa nga publikimet më të rëndësishme të modës, muzikës dhe filmit: Dazed ka lavdëruar mënyrën e tij të guximshme për të tërhequr vëmendjen ndaj temave sensitive; Vogue e ka karakterizuar si rebel; ndërsa VICE ka vënë në dukje “një aspekt krejt të veçantë dhe ekstrem që sjell përmes artit të tij, një djalosh i ri me talent të shumëfishtë dhe kreativ”.

Tommy Cash (emri i vërtetë i të cilit është Tomas Tammemets) është reper, këngëtar, kërcimtar dhe artist vizual estonez, i njohur për stilin provokues dhe humorin surreal post-sovjetik.

Në vitin 2025, ai përfaqësoi Estoninë në Eurovision Song Contest me këngën “Espresso Macchiato”, duke arritur vendin e tretë dhe duke shkaktuar polemika për tekstin e tij satirik.