Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

dosjet te perndjekurit

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë.

 Janë rreth 50 dosje të mbartura, të marra në shqyrtim që kalojnë për pagesë, përfituese është edhe kryeqendra e veriut.

Këtë e konfirmon Kreu i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë në Shkodër, Zenel Drangu.

Paralelisht me ndarjen e këstit të parë për trashëgimtarët e të dënuarve që nuk jetojnë, Ministria e Financave ka nisur edhe pagesat për këstin e dytë, të tretë dhe të katërt. 

Fondi  i vënë në dispozicion për vitin 2025 kap vlerën e 1.4 miliardë lekëve ose rreth 14 milionë dollarë.