Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in e Champions League. Borussia Dortmund eliminon Sporting dhe fluturon në raundin e 16-shes të kompeticionit. Të ndihmuar nga suksesi 3-0 i arritur në ndeshjen e parë në tokën portugeze, verdhezinjtë arritën të ruajnë avantazhin dhe siguruan kalimin në turin tjetër.
Menaxhimi dhe… një penallti e humbur – Borussia Dortmund e menaxhoi ndeshjen për të gjithë 90 minutat pa humbur asnjëherë kontrollin. Sporting nuk arriti kurrë të gjente një rrugë drejt objektivit. Penalltia e humbur e Guirassy në fund të fundit nuk ndikoi në rezultat, duke e lënë Dortmundin me një sukses të merituar.