Dorëheqje në disa bashki të qarkut Shkodër / Largohen drejtuesit e njësive administrative dhe nënkryetarët
Pak ditë pasi kryeministri i vendit, Edi Rama, kërkoi që drejtuesit e njësive vendore të shkarkoheshin në shumicën e bashkive të qarkut Shkodër kanë nisur dorëheqjet.
Në Bashkinë Malësi e Madhe bëhet e ditur se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe 2 zëvendëskryetarët e bashkisë.
Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara, do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit nga drejtuesit. Pas saj, do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot. Gjithashtu edhe në Shkodër bëhet e ditur se të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur pranë Bashkisë Shkodër dorëheqjet nga pozicionet e tyre.
Po ashtu, pas përfundimit të mbledhjes urgjente të thirrur këtë të martë (15 korrik) nga kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, kanë dhënë dorëheqjen tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët e drejtorive të këtij institucioni.


