Doçi analizon Vllazninë – Trajneri i U-21 beson se shkodranët do të marrin tri pikë ndaj Laçit

doci analizon vllaznine f

Fitorja me përmbysje e Vllaznisë ndaj Elbasanit fundjavën e shkuar është analizuar nga trajneri i U-21 të Vllaznisë, Edmond Doçi.

Reagimi i skuadrës shkodrane pas disfatës ndaj Dinamos është për t’u vlerësuar, theksoi Doçi.

Për  javën e 18-të, kuqeblutë do të presin Laçin në  Shkodër.

Trajneri  Doçi e cilëson të vështirë këtë ndeshje, por beson se Vllaznia do të arrijë të marrë tre pikë nga kjo sfidë.

Shqetësuese për kampin shkodran është situata me dëmtimet, ku pritet që disa lojtarë kryesorë  të mungojnë në përballjen me kurbinasit.