Djali i Hashim Thaçit falënderon Ramën: Fjalët dhe veprat tuaja janë shembull i atdhedashurisë

Djali i Hashim Thaçit

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij, në emër të tij dhe të nënës, ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij.

“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, u shpreh Endrit Thaçi.

Reagimi i tij vjen pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ish-Presidentin e Kosovës dhe ish-udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë vitesh në Hagë.