“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

ditet e mjedes

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës dhe Këshillin Vendor Rinor organizuan “Ditët e Mjedës” në Kukël, 23 km larg nga Shkodra.

 Manifestimi i përvitshëm artistik, kulturor dhe promovues, sivjet shënoi edicionin e XIX.

Në këtë manifestim u promovua botimi më i ri i veprës së plotë poetike të Ndre Mjedës.

Ndre Mjeda është një prej figurave të spikatura të letrave shqipe.

 Mjeda vlerësohet për kontributet në miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Mësuesia dhe meshtaria ishin dy prej aktiviteteve që i ushtroi gjatë gjithë jetës së tij.