Ditëlindja e Vllaznisë në “Studio Sport” – Përvjetori i Vllaznisë dhe pragndeshja me Elbasanin, në fokus të të ftuarve

Ish- futbollisti i Vllaznisë, Roland Luçi, në lidhje direkte nga Austria, veterani atletikës Isak Bala, si dhe dy trajnerët e futbollit, Denis Zmijani dhe Ardit Behari, të pranishëm në studion e emisionit “Studio Sport” të RTSH Shkodra, janë ndalur në aktivitetet klubit të futbollit Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër për 106 vjetorin e shoqërisë sportive Vllaznia.
Pjesa e dytë e emisionit i është kushtuar pragndeshjes, Vllaznia-Elbasani, e vlefshme për javën e 26-të të Abissnet Superiore, ndërkohë që ka pasur vend edhe për futsallën, si dhe Akademinë e Futbollit Vllaznia.