Dita e Ujit të Bekuar / Peragine: Uji simbol i jetës dhe bekimi hyjnor
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar ditën e Ujit të Bekuar.
Në katedralen e “Shën Shtjefnit” Shkodër, mesha e shenjtë u kremtua nga Arqipeshkvi i Dioqezës, Imzot Giovanni Peragine.
Gjatë meshës, Imzot Peragine përcolli një mesazh të fortë shprese dhe besimi, duke theksuar rëndësinë e ujit si simbol i jetës, pastrimit shpirtëror dhe bekimit hyjnor.
Ai ftoi besimtarët që ta jetojnë këtë ditë me përulësi, falënderim dhe kujdes ndaj dhuratave të Zotit, duke u bërë më solidarë dhe më të ndjeshëm ndaj njëri-tjetrit.
Mesha u mbyll me bekimin për qytetin e Shkodrës dhe për të gjithë besimtarët, me lutjen që kjo ditë të sjellë paqe, shëndet dhe mirësi në çdo shtëpi.
