Dita e Faunës së Egër – Maçaj: Kamerat kurth kanë zbuluar disa lloje

3 Marsi është Dita Botërore e Jetës së Egër.
Shefi i menaxhimit në Administratën e Zonave të Mbrojtura Qarku Shkodër, Tonin Maçaj , tregon se fauna e egër është shtuar në numër përgjatë viteve.
Disa prej specieve të evidentuara dhe që janë shtuar në numër janë dhia e egër, derri i egër, ariu etj.
Macaj, në Ditën Ndërkombëtare të Faunës së Egër apelon drejt gjuetarëve.
Një ndër arsyet e shumimit të tyre mbetet diversiteti natyror dhe largimi i vendbanimeve nga zonat malore duke krijuar një habitat të përshtatshëm për to.