Dita Botërore kundër Kancerit / 113 raste të reja gjatë vitit 2025 në Shkodër
Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, 113 raste të reja janë zbuluar me kancer gjatë vitit 2025.
Në Ditën Botërore kundër Kancerit, mjekët ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të të prekurve, si dhe për uljen e moshës së pacientëve.
Kanceri i mushkërive vijon të jetë më i përhapuri, i ndjekur më pas nga kanceri i gjirit.
Kryerja e check-up-eve, kontrollet rutinë dhe depistimet janë mënyrat kryesore parandaluese, si dhe forma më efektive për kapjen e kësaj sëmundjeje në fazë të hershme.
Fatkeqësisht, ende kanceri po diagnostikohet në faza të avancuara.
Fahri Mezini, katër vite më parë, u diagnostikua me kancer të zorrës.
Teksa po vijon terapitë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ai bën thirrje për më shumë kontrolle dhe besim ndaj bluzave të bardha.
Në këtë 4 shkurt, onkologët apelojnë për më shumë mbështetje ndaj të sëmurëve, si dhe për rritjen e kërkimeve shkencore.
