Dita Botërore e Ligatinave / Shefi i ADZM Shkodër: Ligatinat po pakësohen ndër vite, brezi i ri kyç për mbrojtjen e tyre

dita ligatinave 26

Administrata e Zonave të Mbrojtura ka zhvilluar një aktivitet ndërgjegjësues në Velipojë, në kuadër të Ditës Botërore të Ligatinave.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënës të shkollave të mesme, të cilët u njohën nga afër me rëndësinë e ligatinave, rolin e tyre në ruajtjen e biodiversitetit si dhe ndikimin që ato kanë në mjedis dhe jetën e përditshme.

Sipas shefit të sektorit të menaxhimi në ADZM, sipërfaqja e ligatinave ka ardhur duke u pakësuar ndër vite, proces që ka nisur që në vitet ’60 dhe ’70, kryesisht si pasojë e bonifikimeve dhe ndërhyrjeve njerëzore.

Sipas Macaj pjesa që është nën presion është ajo e bregut të detit si pasojë e ndërtimeve të shumta ndër vite.

Aktiviteti në kuadër të Ditës Botërore të Ligatinave synoi rritjen e ndërgjegjësimit tek brezi i ri për ruajtjen e ligatinave dhe përfshirjen e tyre aktive në mbrojtjen e mjedisit.